Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, ka ftuar Kuvendin që të mblidhet sa më shpejt për të trajtuar sjellet e Qeverisë në raport me ish-prokurorin Elez Blakaj.
Ky i fundit është dorëhequr, pas kërcënimeve në lidhje me hetimet me listat e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
E sipas deputetit Gashi, kriza në sistemin e drejtësisë do t’i kushtojë Kosovës, ndaj ai ka thënë se Qeveria duhet të ndalet menjëherë, përcjell Bota sot.
Reagimi i plotë:
"Kuvendi i Kosoves duhet te mblidhet sa me shpejt, per ta trajtuar sjelljen e qeverise ne raport me ish prokurorin dhe sistemin e prokurorise ne pergjithesi, si dhe problemet ne sistemin e drejtesise ne Kosove.
Kriza ne sistemin e drejtesise do ti kushtoj shume Kosoves.
Kjo sjellje e qeverise, dhe kjo qeveri duhet te ndalen menjehere.