Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili është me profesion doktor, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se dhimbja e Ramush Haradinajt për pushtet, e ka tjetërsuar edhe si person.
Sipas tij, sa më shumë kohë që po kalon në pozitën e kryeministrit, Haradinaj po bëhet edhe më i rrezikshëm.
“Ku po i dhemb Ramushit. Kjo dhimbje e tij në formë të fiksionit maniakal për pushtet, e ka tjetërsuar edhe si person duke e humbur busullen e gjuhes e sjelljes , jo të një burrështetas se ai ska qenë kurë i tillë por edhe të një qytetari nen mesatare të edukimit. Unë po turpërohem , edhe pse skam votuar kurrë për të . Besoj që edhe ata mijëra votues të tij sot ndihen si 90% të Kosovarëve. Po turp?rohem me mosdijen e tij, gjuhën e ndotur, dhe sjelljen e qeverisjen e tij abuzive. Ky vend ky popull se meriton një udhëheqës që për të qendruar në pushtet e lëndon interesat e shtetit , dhe humb kontrollën e vetes cdo ditë duke ndotur gjuhën publike. Sa më shumë po kalon në këtë post po bëhet edhe më i rrezikshem nga dhimbjet e dëshirës së tij të sëmurë për pushtetin e pamerituar”, ka shkruar Avdyli, përcjellë “Bota sot”.