“Thaçi po përgatitet për skenar dhune në shtator”, ky është skenari tronditës

Aktuale

“Thaçi po përgatitet për skenar dhune në shtator”, ky është skenari tronditës

Nga: N.H Më: 26 gusht 2018 Në ora: 20:27
Hashim Thaçi

Haki Abazi, njohës i zhvillimeve politike në vend, përmes një postimi llogarinë e tij në Facebook ka dhënë një lajm jo të mirë për Kosovën.

Abazi thotë se, presidenti i vendit Hashim Thaçi po përgatitet për një skenar dhune, e që sipas analistit do të ndodh gjatë shtatorit, përcjell “Bota sot”.

Me tej ai ka bërë edhe pyetje, se a ka njerëz me nderë në parlament që nuk lejojnë, duke e ndalë këtë gjë dhe duke bërë zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme si referendum.

Ja postimi i plotë i Abazit:

Thaçi po përgatitet për skenar dhune në Shtator

Duke u deklaruar publikisht se nacionalistet, sipas tij, janë kundërshtuesit e planit te tij sekret, Thaçi është duke përgatitur qe te godet me sistemin e tij te korruptuar e minidiktaturen e tij kapilare, te gjithë ata qe guxojnë te kundërshtojnë planin famëkeq për Kosovën. Ky plani i zier ne biruca duket kështu:

1. Shkëmbim te veriut me te gjitha resurset per disa fshatra te lugines ( nuk njihen shkëmbimet nëse nuk bëhen ndërmjet dy shteteve) 
2. Dorezimin e majes se Kopaonikut
3. Eksterritorialitetin per serbet dhe kishat ne jug jane te garantuara
4. Vazhdimin e ulesve te garantuara ne parlament
5. Premtim per ulese ne OKB qe do ta kundershtoje Rusia
6. Pa njohje reciproke
7. Pa te drejtën e bashkimit te Kosoves me vende tjera
8. Me garancionin qe Shqiptaret ne Maqedoni te rrijne urte
9. Kosova vazhdon me fusnote dhe pa njohjen nga pese vendet e EU.
10. Nuk ka liberalizim te vizave

Pyetjet e mija:

1. A ka njerez me ndere ne parlament qe nuk lejojne me ardhe deri aty duke e ndale kete gje dhe duke bere zgjedhjet parlamentare te jashtezakonshme si referendum.
2. A ka police qe ka me dale me gjujte mbi shqiptaret per me mbrojte kete plan famekeq?
3. A mundet Taci me i vra krejt Shqiptaret qe ai po i quan nacionalist 
4. A duhet me leju Tacin me shkatrru Kosoven edhe me shaktu dhune dhe me godite perkrahjen e Britanise Madhe,, Gjermanise dhe Amerikes sepse ai podo me shpetu vehten dhe kalnin Pronto. 
5. A duhet me leju Tacin me injoru qendrimin e Shqiperise zyrtare kunder kembimit te territoreve dhe eksperimenteve te rrezikshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat