Profesori universitar, Fadil Maloku, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka dhënë 11 argumente se pse Kosova nuk duhet të hyjë në pazare me Serbinë, përcjell Bota sot.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë në Facebook, ku shpjegon argumentet:
Ja 11 argumente përse Kosova NUK DUHET të hyj n? pazare me Serbinë
(Lexoni me vëmendje, Ju lutem)
1. Kosova nuk e ka presionin si Serbia e qendrave vendimarrëse për përmbushjen e kritereve strikte (lexo; disiplinimin taksativ e ultimativ!) dhe joshjen “atraktive” për t’u futur në “ndërtesën e ftohtë”, të shquar si BE. Bile, Kosovës ende nuk i është caktuar as edhe një datë e vetme shpresëdhënëse (si Serbisë 2023-ta, p.sh.). Bile, as për liberalizim të vizave! Por kjo BE është duke na mbajtur në burg kolektiv, si asnjë vend e shtet tjetër në kontinent.
2. “Status quo-ja” në Kosovë nuk është duke e kërcënuar me asnjë element; sigurinë dhe stabilitetin e Serbisë, e aq më pak të rajonit dhe kontinentit...Përkundrazi, të gjitha analizat e sigurisë dhe stabilitetit rajonal e kontinental, flasim për rritje të mobilizimit për ruajtje e mirëmbajtje të suksesshme të saj.
3. “Status quoja” do e mundësonte padyshim nj? rishikim; social, politik, ekonomik, juridik, arsimor, ushtarak...etj., të vendit. Në mënyrë që të analizohën; dobësitë e sistemit, mënyra e reduktimit të administratës marramendëse (100.000 punëtorë ka administrata jon?, krahasuar me Slloveninë që ka vetëm 33.000!), ndryshimet në gjyqësore (një lloj Vetingu, si në Shqipëri);...
4. “Status quo-ja”, miqve tanë ndërkombëtarë do u ofronte një “time out” të ri për të kuptuar dhe dëshmuar jo vetëm pjekurinë “tonë qeverisëse”, por edhe për ta lehtësuar jo vet?m “agjendën e bisedimeve finale me Serbin?”, por edhe me Brukselin në tërësi...
5. “Status quo-ja” do e shmangte domosdoshmërisht dhe sigurt etnomobilizimin e rrezikshëm, që është duke u stimualuar ideja e (trojkes; Thaçi&Rama&Vuçiq) “shkëmbimit të teritorreve” (alias, copëtimit të vetëdijshëm; ca fshatra të Preshev?s me katër komuna kosovare!?). Që është një rrezik real jo veç për Kosov?n e Serbin?, por për gjithë Ballkanin.
6. “Status quo-ja” çuditërisht është e shëndetshme edhe për Serbinë, ngase; do e mobilizonte shumë më shumë atë që t’i përmbushë obligimet taksative që ia ka imponuar BE-ja. Edhe BE-ja, do e ruante sigurinë dhe stabilitetin e vetë, në këto kohëra të rikonfigurimeve të reja në nivel global.
7. “Status quo-ja”, do krijonte kondita të reja që do ishin shumë më të artikuluara, më të qarta e më decidive, edhe për miqtë tanë (të cilët në këto dy dekada; veç na kanë mësuar “ta hajmë peshkun”, e jo edhe si “ta zëmë atë”. Pra na duhet ta riaktivizojmë diskursin për mobilitetin e sovranitetit (që nuk e kanë njohur akoma pesë shtete evropiane), e jo atë të “korigjimit” (eufemizmi për copëtimin)...
8. “Status quo-ja”, përmes pjekurisë së institucioneve demokratike, do krijonte konditat (ekonomike e politike) e reja e shumë më të fuqishme për forcimin e gjysmë sovranitetit dhe definitivisht konditat për një siguri dhe stabilitet edhe për ambiciet e aleatëve amerikan...
9. “Status quo-ja” do e përgatiste Kosovën për anëtarësim në OKB. Sepse, marrja e ulëses në OKB-së, në këmbim të copëtimit, është naive dhe shumë destruktive! Arsye; nuk jep asnjë garancion ndërkombëtar për njohjen e mëpastajme të Kosovës si shtet nga ana e Serbisë. Kemi rastin më eklakant të Palestinës...
10. “Status quo-ja”, gjithashtu do e krijonte edhe; etnopsikologjinë koherente me zhvillimet dhe proceset që janë në horizont...Pra, starti i bisedimeve për tema të interesit nacional e shtetëror, pa barazi statutesh politike në tavolinën e bisedimeve, do na mveshte dosido hendikapin e rrezikut të vazhdimit të mosnjohjes nga ana e Serbisë. Që është ajo hallka kyqe e mashtrimit dhe naivitetit tanë, në rast se pranojmë të “korigjohemi” parcialisht.
11. “Status quo-ja”, duhet të na jap përgjigje në tri çështje fundamentale; çfarë DUAM me veprimet e nxitura, rreth “korigjimit, shkëmbimit, ndarjes apo copëtimit” teritorial; çfarë MUNDEMI dhe si mundemi t’i realizojmë interesat tona gjithëkombëtare e shtetërore, në rrethanat (për mendimin tim, tash për tash të disfavorshme) të pavolitshme kombëtare e ndërkombëtare; dhe në çfarë m?nyre DUHET t’i realizojmë synimet tona (afatshkurtëra, afatmesme, e afatgjata) strategjike, në kornizën e gjeostrategjisë së re në horizont...