Pas bisedës Merkel-Trump, Hamiti e përkrahë deklaratën e Merkelit

Aktuale

Pas bisedës Merkel-Trump, Hamiti e përkrahë deklaratën e Merkelit

Nga: N. Sh Më: 28 gusht 2018 Në ora: 14:43
Merkel dhe Trump

Njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt të ish presidentit, Ibrahim Rugova, Muhamet Hamiti, ka shprehur përkrahjen e tij për deklaratën e kancelares gjermane Angela Merkel, e cila ka thënë se zgjidhje e përbashkët për Kosovën duhet të merret parasysh integriteti territorial.

Hamiti në rrjetin e tij social Facebook, ka shpërndarë videon e fjalimit të Kancelares Merkel, ku ajo thotë se ka biseduar me presidentin Trump për Kosovën.

“Merkel: Zgjidhje e përbashkët për Kosovën që merr parasysh integritetin territorial

Kemi biseduar mbrëmë me Presidentin Trump për Kosovën; mbështesim kërkimin e zgjidhjes së përbashkët që merr parasysh integritetin territorial, kështu ka thënë kancelarja gjermane gjatë një konference për shtyp sot me kryeministrin e Kroacisë Plenkoviq (Andrej Plenkovi?), i cili është shprehur kundërs ndryshimit të kufijve në rajon”, shkruan Hamiti në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat