Në prag të përfundimit të mandatit, Haradinaj e dekoron Delawien me “Hartën e artë të Kosovës”

Aktuale

Në prag të përfundimit të mandatit, Haradinaj e dekoron Delawien me “Hartën e artë të Kosovës”

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 11:46
Greg Delawie dhe Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot e ka pritur në një takim ambasadorin amerikan, Greg Delawie.

Shefi i ekzekutivit e ka dekoruar Delawien me hartën e artë të Kosovës dhe gjithashtu një certifikatë.

Kjo është bërë në përfundim të mandatit për ambasadorin amerikan.

Pasues i Delawie në këtë detyrë do të jetë Philip Kossnet, që është emëruar ambasdaor i ri i Amerikës në Kosovë.

 

Ambasadori Delawie do të dekorohet nga Haradinaj

 Ka nisur takimi mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ambasadorit amerikan Greg Delawie, që po mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se në këtë takim Delawie do të dekorohet nga kryeministri për kontributin e dhënë për Kosovën, meqë është në fund të mandatit të tij si ambasador. 

Takohen kryeministri Haradinaj dhe ambasadori Delawie

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie.

Takimi mbahet në ndërtesën e qeverisë,  në ora 11:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat