Zbulohet kush do ta zë vendin e ish prokurorit Elez Blakaj, njeriu që ndaloi hetimin për Lumezin!

Aktuale

Zbulohet kush do ta zë vendin e ish prokurorit Elez Blakaj, njeriu që ndaloi hetimin për Lumezin!

Nga: N. Sh Më: 29 gusht 2018 Në ora: 16:47
Ish-prokurori Elez Blakaj

Ehad Miftaraj nga IKD-ja, ka zbuluar se Komisioni i Këshillit Prokurorial të Kosovës, kanë përzgjedhur pesë kandidat për prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës, transmeton gazeta “Bota sot”.

Komisioni në fjalë përbëhet nga Aleksandër Lumezi kryetar, Haxhi Sinani anëtar dhe Xhevdet Bislimi anëtar.

Miftaraj thekson se në mesin e kandidatëve është edhe prokurori Kujtim Munishi i cili e ka mbyllur në mënyrë të kundërligjshme rastin e jurispodencës së Aleksandër Lumezit, si dhe ka mbyllur edhe një rast ndaj sekretarit në Qeverinë e Kosovës.

Ja shkrimi i plotë:

Informata brenda sistemit prokuroial flasin se Komisioni i Keshillit Prokurorial te Kosoves në perberje Aleksander Lumezi kryetar, Haxhi Sinani anetar dhe Xhevdet Bislimi anetar, kane perzgjedhur pese kandidate per prokuror ne Prokurorine Speciale te Republikes se Kosoves.

Ne mesin e kandidateve eshte perzgjedhur edhe prokurori Kujtim Munishi, i cili ne historine e tij si prokuror kujtohet per dy raste te medha qe ka punuar.

Njeri rast eshte mbyllja ne menyre te kunderligjshme e rastit te provimit te jurisprudences se Kryeprokurorit Aleksander Lumezi.

Dhe rasti dy, aktvendimi per fillim te hetimeve dhe mbyllje te hetimeve brenda disa javeve ndaj nje sekretari ne Qeverine e Kosoves sipas porosise se vet politikes.

E mira e ka te miren, ky ja mbyll rastin Lekes, Leka e ngrit ne detyre.

Shihemi ne ora 18:00 sot ne proteste.

Vetting, vetting dhe vetem vetting.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat