Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka shkruar se ka takuar një delagacion të BE-së ku edhe ka njoftuar ata me progresin e Kosovës në sundim të ligjit e rritje ekonomike.
Haradinaj ka shtuar se Kosova po luan rol konstruktiv në Ballkanin Perëndimore
Tutje kryeministri I vendit ka thënë së presin një marrëveshje me Serbinë mirëpo pa diskutuar për çështjen e kufijëvë
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:
Si faktor stabiliteti dhe kontribuese në paqen e qëndrueshme, Kosova po luan rol konstruktiv në Ballkanin Perëndimor.
Në takim me delegacionin e BE-së, të përbërë nga ish ministri i jashtëm i Holandës, Bert Koenders, euro-deputetja holandeze Kati Piri, ish deputeti holandez, Jan-Marinus Ëiersma dhe përfaqësuesja e Fondacionit Max der Stoel, Danijela Tadic, i njoftova me progresin e Kosovës në fuqizim të sundimit të ligjit, rritjen ekonomike, si dhe për bashkëpunimin intensiv rajonal, me qëllim të ecjes së bashku drejt Bashkimit Europian.
Kosova pret që institucionet e BE-së të jenë të vendosura që të arrihet një marrëveshje obliguese ligjore nga dialogu final me Serbinë, me njohje reciproke, duke shmangur çfarëdo debati për kufijtë.