“Thaçi e ka sjellë Kosovën në situatë që të diskutohet pavarësia e saj”

Aktuale

“Thaçi e ka sjellë Kosovën në situatë që të diskutohet pavarësia e saj”

H.Orana Nga H.Orana Më 31 gusht 2018 Në ora: 13:24
Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi thotë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me veprimet e tij ka sjellë Kosovën në një pozicion, që të diskutohet pavarësia e saj.

Image
Faik Krasniqi

“Ai është shumë konfuz në deklaratat e tij. Nuk ka shqiptarë që nuk e duan ribashkimin e tre qyteteve të Kosovës Lindore me Kosovën, por ai nuk po i tregon qytetarëve të Kosovës se çfarë përfiton Kosova nga ky korrigjim dhe çfarë humb. Në njërën anë thotë se me asnjë çmim nuk lejoj ndarjen e Mitrovicës, kurse në anë tjetër thotë se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja do t'i bashkohen Kosovës. Aq lehtë lëshon pe Serbia nga këto 3 komuna? Çudi sa shumë që paska ndryshuar Serbia”, thotë Krasniqi.

Ai thotë më tutje se ka besim që liderët tjerë politikë nuk do ta lejojnë Thaçin të bëj marrëzira që mund ta dëmtojnë Kosovën.

“Sidoqoftë, besoj që liderët tjerë institucionalë dhe partiakë, nuk do ta lejojnë Hashim Thaçin që të bëj marrëzira të cilat do ta dëmtonin Kosovën, por edhe shqiptarët në Kosovën Lindore. Por ka edhe mekanizma të tjerë si Gjykata Kushtetuese, që do të hidhnin poshtë çdo marrëveshje të dëmshme për Kosovën dhe qytetarët e saj”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat