Mos trego asgjë! “Thaçi nuk guxon asgjë me folë pa vendos Vuçiqi”

Aktuale

Mos trego asgjë! “Thaçi nuk guxon asgjë me folë pa vendos Vuçiqi”

Nga: N.Sh Më: 1 shtator 2018 Në ora: 23:05
Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti thotë se tash vendos Aleksandër Vuçiqi se çka guxon presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të folë para mediave.

Kjo pas asaj deklaratës, para mediave në Austri, kur ishte duke folë Thaçi për kufijtë, Aleksandër Vuçiqi tha “mos trego asgjë”, transmeton gazeta “Bota sot”.

Kurti thotë se Thaçi dhe Vuçiqi po i shqyejnë tokat shqiptare, kurse tradhtia e fundit sipas tij, do të jetë me pasoja të tmerrshme për Ballkanin.

Ja shkrimi i plotë i Faton Kurtit:

VUÇIÇI TASHMË VENDOS EDHE SE ÇFARË THAQI GUXON APO JO TË THOTË PARA MEDIAVE!!!

GJATË INTERVISTËS PARA MEDIAVE NË AUSTRI: VUÇIÇI I THOTË THAQIT "MOS TREGO ASGJË"!

VUÇIÇI DHE THAÇI PO SHQYEJNË TOKAT SHQIPTARE. TRADHTIA E FUNDIT ME PASOJA TË TMERRSHME PËR BALLKANIN!

Gjatë historisë sonë të travluar sidomos në shekujt e fundit na janë bërë shumë tradhëti që na dëmtuan si Komb, vetëm se në atë kohë ato bëheshin prapa perdeve dhe në errësirë (në padijen tonë) - kurse sot aktet e tradhëtisë jo vetëm po ndodhin para syve tanë por na kërkohet ti pranojmë me duartrokitje duke i quajtur ato të domosdoshme për të ardhmen tonë Europiane!

Por çfarë do t'na shërbejë hyrja në EU kur nuk do të kemi më shtet për të hyrë ne EU?!

Përgjegjësine përveç Presidentit dhe Qeverisë do ta merre edhe Opozita nëse tolerohet të ndodhë kjo tradhëti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat