Qeveria procedon për Kuvend Ligjin për Paga

Aktuale

Qeveria procedon për Kuvend Ligjin për Paga

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 15:52
Qeveria e Kosovës

Kabineti qeveritar ka proceduar për shqyrtim në Kuvend Projektligjin për Paga.

Procedimi i Projektligjit është bërë pa asnjë votë kundër dhe me një abstenim nga ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar e ka arsyetuar këtë projektligj, ndërsa ministri i  Financave  Bedri Hamza tha se  voton pro projektligjit, por sipas tij ndikimi buxhetor nuk duhet rrezikuar stabilitetin makrofiskal.    

Në lidhje me këtë Projektligj ka reaguar edhe  ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi , i cili tha se  gradimi ose koeficienti i pagave të mësimdhënësve nuk duhet të jetë më i ulët se në sektorët tjerë, ngase mund ta degradojë sistemin arsimor.

Sipas tij, koeficienti për pagat në arsim është më i ulët se në sektorët tjerë, për çka ka abstenuar me votë. Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se me këtë projektligj nuk ulje të pagave, përveç pagës së kryeministrit.

Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka proceduar  për në Kuvend edhe propozim - vendimin në lidhje me  Projektligjin  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat