Haradinaj: Askush nuk ka mandat të negociojë për kufijtë

Aktuale

Haradinaj: Askush nuk ka mandat të negociojë për kufijtë

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 16:33
Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Qeveria ka caktuar një delegacion për dialogun me Serbinë ndërsa theksoi se është në interes që edhe Kuvendi ta japë mendimin e vet dhe propozimet tjera.

“Kam bërë disa tentativa, kemi quar platformë dhe Kuvendi nuk ka arrit asgjë të arritur dhe për këtë kemi menduar që të japim kontributin si Qeveri që zëvendëskryeministrat me qenë pjesë e dialogut. Ndërsa, ne nuk po ia marrim punën presidentit për dialog, sepse është edhe pjesa tjetër e delegacionit për dialog”, tha  Haradinaj në një konferencë që ka mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë.

 Ai po ashtu ka thënë se me këtë delegacion nuk do të thotë që do të diskutohet për kufijtë. “Askush nuk do të kenë mandat për me luajt me kufijtë dhe në dëm të shtetit të Kosovës”,  tha  Haradinaj. 

“Është e pamundur të ndalen diskutimet ndërmjet dy presidentëve, Thaçi -Vuçiq  por me këtë delegacion nuk do të arrihet pa qenë në njohuri për materien e diskutimeve Kosovë-Serbi”, tha kryeministri.

Sipas tij është e pamundur që vetëm presidenti dhe zyra e tij ta trajtojnë dialogun.  Sipas kryeministrit çdo gjë që ofrohet te presidenti, materia do t’i ofrohet edhe këtij delegacioni të kryesuar nga Fatmir Limaj.

Haradinaj tha se askush  nuk e ka mandatin dhe autoritetin që të negociojë  për kufijtë dhe territorin.

Haradinaj është pyetur nga gazetarët edhe për Projektligjin për Pagat i cili është miratuar nga Qeveria dhe është proceduar për në Kuvend. Sipas kryeministrit kostoja e ligjit për pagat  është rreth 100 milionë euro. Ai nuk tregoi se sa i është ulur paga kryeministrit, por tha se ka zbritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat