Zemaj: Po moralizojnë shantazhuesit, të korruptuarit dhe hajnat e buxhetit

Aktuale

Zemaj: Po moralizojnë shantazhuesit, të korruptuarit dhe hajnat e buxhetit

Nga: N. Sh Më: 4 shtator 2018 Në ora: 10:49
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, thotë se në Kuvendin e Kosovës, po moralizojnë, shantazhuesit, të korruptuarit dhe hajnat e buxhetit dhe parasë së popullit e në emër të popullit.

Zemaj thotë se, qytetarët i njohin mirë dhe i dinë qëllimet e tyre të mbrapshta.

“Kur moralizojnë, shantazhuesit, të korruptuarit, hajnat e buxhetit dhe parasë së këtij populli, dhe atë në emer poashtu të popullit kjo është më shumë se ofendimi më i madhë që i bëhet këtij vendi, të kaluares dhe të ardhmës së tijë.

Qytetarët ju njohin, po ju shohin dhe e dijnë qellimet e mbrapshta të ketyre grupeve që janë shëndrruar në uzurpator të institucioneve të pavaruara të Kosovës”, shkruan Zemaj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat