Ramush Haradinaj ndryshon radikalisht qëndrimin e tij, Kosova në rrezik nga zhbërja!

Aktuale

Ramush Haradinaj ndryshon radikalisht qëndrimin e tij, Kosova në rrezik nga zhbërja!

Nga: N. Sh Më: 4 shtator 2018 Në ora: 11:40
Thaçi, Haradinaj dhe Veseli

Ish- deputeti i Parlamentit të Kosovës, Adem Salihaj potencon që, AAK-ja dhe NISMA brenda natës kanë ndryshuar qëndrimet e tyre.

Ai thotë se, ata paralajmëruarn që mos të marrin pjesë në seancës e thirrur nga opozita për nxjerrjen e Rezolutës e cila e ndalon presidentin Thaçi që të biseoj me Serbinë për territorin e Kosovës, transmeton gazeta “Bot sot”.

“Është shumë e qartë se çfarë loje e rrezikshme po luhet. Nuk është hera e parë që Ramush Haradinaj brenda natës po e ndryshon radikalisht qëndrimin, që tregon se nuk duhet besuar asnjëherë fjalës së tij”, shkruan Salihaj.

“Kosova po hyn në fazen më të rrezikshme të historise së saj, kur po vëhet në pyetje krejt ajo që është arritur deri me tash dhe po vijmë para aktit të zhbërjes se Republikës së Kosovës”, potencon ai.

Ja shkrimi i plotë:

AAK dhe Nisma, brenda natës, ndryshuan qëndrim dhe paralajmëruan se nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur nga opzita për nxjerrjen e rezolutës ,e cila ia ndalon Hashim Thaçit të bisedojë me Serbinë per territorin e Republikës së Kosoves. Në ndërkohë nuk u përfshi në vendimin për formimin e ekipit negociator të qeverisë propozimi që ky ekip nuk do të negociojë me Serbinë për territorin e Kosovës. Është shumë e qartë se çfarë loje e rrezikshme po luhet. Nuk është hera e parë që Ramush Haradinaj brenda natës po e ndryshon radikalisht qëndrimin,që tregon se nuk duhet besuar asnjëherë fjalës së tij.

Kosova po hyn në fazen më të rrezikshme të historise së saj, kur po vëhet në pyetje krejt ajo që është arritur deri me tash dhe po vijmë para aktit të zhbërjes se Republikës së Kosovës.

Kosova asnjëherë nuk ka pasur udhëheqje më të gatshme per t'i shitur interesat e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat