Opinionisti Islam Fejzullahu, përmes një reagimi të dërguar në “Bota sot”, e ka quajtur “kohë të maskarenjve dhe të çakejve”, situatën aktuale në Kosovë.
Ai ka thënë se “maskarenjtë dhe çakejtë”, po shesin patriotizëm në emër të Kosovës, duke e sjellë Kosovën në këtë gjendje.
Sipas tij, kryeparlamentari po shet patriotizëm për ta ruajtur karrigën e tij.
Reagimi i plotë:
Koha e maskarenjve dhe të çakejve
Rapsodi i madh kombëtar Rifat Berisha ia pat kushtuar një këngë të madhe kaherë "ndarjes së Mitrovicës", ku në një strofë e quan me dhimbje “O ku je oj Kosovë e shkretë, të mjeret na në dorë të kujt ke mbetë”!
Tani unë vetëm tërhoqa në paralele të shkurtër për kohën e maskarenjve e të çakejve, të cilët kanë dalë të shesin patriotizëm në emër të Kosovës të cilën në këto momente dhe në këtë gjendje e sollën me të bëmat e tyre për pushtet dhe interesa personale, assesi për popull e shtet. Kryetari i Kuvendit po i shet patriotizëm dikujt dhe atyre të cilët i ka përndjekur dhe i përndjek akoma për ta ruajtur karrigen dhe për të ardhur në pushtet, e pse e sollën në këtë gjendje vendin kujt s’i japin llogari. Kush kënd po e mbron po deshmohet edhe nga ndërkombëtaret si miq të Kosovës.