Televizoni serb RTS, ka zbërthyer planin kriminal për aneksimin e veriut të Kosovës nga Serbia. Kështu të paktën shkruan profesori Milazim Krasniqi në Facebook.
Ai thotë se raportet nga terreni ishin për Liqenin e Gazivodës, varësinë e Kosovës prej tij, rezervat e tij, pastaj ishte një raportim për minierat në veri dhe pasuritë nëntokësore të veriut e storie për komunat veriore.
Ndër tjera, Krasniqi thotë se “Thënë shkurt, me sonten agresioni i Serbisë mbi veriun e Kosovës është shpall”
Postimi i plotë:
Lajmet e sontme në RTS e zbërthejnë planin kriminal për aneksimin e veriut të Kosovës nga Serbia. Raportet nga terreni ishin për Liqenin e Gazivodës, varësinë e Kosovës prej tij, rezervat e tij, pastaj ishte një raportim për minierat në veri dhe pasuritë nëntokësore të veriut e storie për komunat veriore. Mandej ishte intervista direkte me Marko Gjuriq, i cili njoftoi se banorët serbë të veriut të Kosovës, po e presin Vuçiqin, “kryetarin e vet.” Natyrisht edhe raportimi nga Brukseli ishte zi e terr për Kosovën. Në gjithë ditarin e RTS, asnjë fjalë për ndonjë ngjarje nga komunat që janë në Serbi, Preshevën, Bujanocin e Medvegjen. Thënë shkurt, me sonten agresioni i Serbisë mbi veriun e Kosovës është shpall.