Vuçiq në Kosovë, Thaçi në “gjumë”

Aktuale

Vuçiq në Kosovë, Thaçi në “gjumë”

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 15:31
Thaçi dhe Vuçiq

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk është bërë i gjallë që kur një ditë më parë homologu i tij serb Aleksandër Vuçiq nuk pranoi të takohet me të në Bruksel.

Ky i fundit të shtunën po qëndron për vizitë në Kosovë, ku do të vizitoi edhe liqenin e Ujmanit, të cilin krerët e institucioneve të vendit fillimisht ia ndaluan.

Në orën 14:15 minuta ai përmes pikës kufitare në Bërnjak është future në Kosovë pasi një ditë më parë sfidoi institucionet e Kosovës duke kërcënuar se do të shkoi edhe në ujman pavarësisht nëse i jepnin ose jo leje.

Ndërkohë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, të shtunën, derisa Vuçiq ka hyrë në territorin që ai drejton në bazë të Kushtetutës nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë vizitë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat