Reagon deputetja e VV-së pas ardhjes së Vuçiqit: Ku janë strukur qeveritarët dhe 60.000 mijë veteranë?

Aktuale

Reagon deputetja e VV-së pas ardhjes së Vuçiqit: Ku janë strukur qeveritarët dhe 60.000 mijë veteranë?

Nga: N.H Më: 8 shtator 2018 Në ora: 15:47
Haradinaj dhe Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka mbërritur sot në Zubin Potok përmes kalimit kufitar të Bërnjakut pas orës 14.00.

E, lidhur më këtë, ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje.

Millaku përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka bërë një postim të shkurtër duke pyetur se ku janë strukur qeveritarët dhe 60.000 mijë veteranët.

“Ku janë strukur qeveritarët? Ku janë 60.000 veteranë?”, pyet Millaku.

Ndërkohë, përveç kryeministrit Ramush Haradinaj as presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, të shtunën, derisa Vuçiq ka hyrë në territorin që ai drejton në bazë të Kushtetutës nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë vizitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat