Policia s’ka informacione për të shtëna me armë në protestë

Aktuale

Policia s’ka informacione për të shtëna me armë në protestë

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 09:55
Pamje nga protesta

Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk posedon ndonjë informacion për të shtëna me armë në protestën që po mbahet në fshatin Runik, ku qytetarët e Skenderajt kanë bllokuar rrugën për të mos lejuar vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në fshatin Banjë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se aktualisht nuk mund te konfirmoj lajmin si të tillë, i cili i referohet këtij lokacioni dhe personit të apostrofuar si të dyshuar.

“Policia e Kosovës do të punoj me njësitet relevante policore në verifikimin e këtij informacioni”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat