Ismaili: Qytetarët e ndaluan hyrjen e Vuçiqit në Drenicë, a nuk kemi shtet?

Aktuale

Ismaili: Qytetarët e ndaluan hyrjen e Vuçiqit në Drenicë, a nuk kemi shtet?

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 15:54
Deputeti i Partisë Social Demokrate, Fisnik Ismaili

Deputeti i Partisë Social Demokrate, Fisnik Ismaili ka reaguar pas vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Kosovë.

Ismaili në Facebook ka shkruar se nuk e kupton arsyen e vizitës së Vuçiqit në Drenicë. Ai ka kritikuar autoritetet që nuk e kanë ndaluar vizitën e tij, por i kanë detyruar qytetarët ta bëjnë këtë.

“S'jam kah marr vesh se çka është tuj lypë ky tipi këtu, edhe pse ia ka mësye me shkue n'Drenicë? Pse autoritetet s'po e ndalin, por po i detyrojnë qytetarët me dalë në rrugë me ia bllokue kalimin? A nime s'kemi shtet, apo është ndoj lojë propagande kjo, që po i manipulon prapë njerëzit”, ka shkruar Ismaili.

Ai tutje ka përgëzuar drenicasit që e penguan hyrjen e liderit serb, por ende nuk ka të qartë se si arriti Vuçiq të futet në “zemrën e Kosovës”, siç e ka quajtur ai Drenicën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat