Selimi: Të mos befasohet Vulini për krismat, armiqtë nuk priten ndryshe

Aktuale

Selimi: Të mos befasohet Vulini për krismat, armiqtë nuk priten ndryshe

Nga: Bota sot Më: 9 shtator 2018 Në ora: 16:41
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se ardhja e Vuçiqit në Kosovë është rezultat i marrëveshjeve të fshehta me Thaçin.

Madje, sipas Selimit, ajo se çfarë ka ndodhur këto dy ditë me vizitat millosheviçiane të Vuçiqit është vetëm një pjesë e skenarëve të fshehta të “normalizimit” të marrëdhënieve me Serbinë.

Deputeti i VV-së, ka shfrytëzuar rrjetin e tij personal Facebook, për të shtuar se nuk duhet të befasohet Vulini nëse ka dëgjuar krisma, pasi që sipas tij, armiqtë nuk priten ndryshe.

Postimi i plotë:

Vuqicit duhet t'i ndalohet edhe Drenica por jo vetem kaq, atij duhet t'i ndalohet edhe e gjithe Kosova. Ai s"kishte as pse te lejohej ne Ujman, pa lere me edhe ne Drenice. 
Ardhja e tij ne Kosove eshte rezultat i marveshjeve te fshehta me Thacin. Madje ajo cfare ndodhi keto dy dite me vizitat milosheviciane te Vuqicit eshte vetem nje pjese nga skenare te fshehta te "normalizimit" te marredhenjeve me Serbine. 
Ne rrethanat e tilla nuk ka perse te befasohet as Vulini pse paska degjuar krisma. Armiqt nuk priten ndryshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat