“Gorillat” e Vuçiqit sulmojnë në Mitrovicë producentin e Rikoshet

Aktuale

“Gorillat” e Vuçiqit sulmojnë në Mitrovicë producentin e Rikoshet

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 19:50
Vuciq ne Kosove

Një nga producentët e serisë ‘Rikoshet’, Sasha Mirkoviq, është sulmuar sot në Mitrovicë pasi që ka tentuar t'i bëjë një pyetje presidentit, Aleksandar Vuçiq, se përse është vrarë Oliver Ivanoviq.

Derisa Mirkoviq qëndronte pranë presidentit të Serbisë në praninë e progresistit kontrovers Millan Radojiçiq, i cili ishte në shoqërinë e disa njerëzve tullacë, papritmas dhe pa paralajmërim Mirkoviq është goditur me një pistoletë nga prapa goditur në kokë nga disa "banditë" të Vuçiqit, shkruan Rikoshet duke shtuar se  Vuçiq së bashku me grupin, me shpejtësi u largua nga vendi.

Me të gjitha torturat e përjetuara të Mirkoviqit me familje, kjo është vetëm një e radhës, shkruan Rikoshet.

Ndërkohë, Sasha Mirkoviq ka dhënë një deklaratë për produksionin ku ka thënë se presidenti Aleksandër Vuçiq me njerëzit e tij, sulmojnë gjithmonë pas shpine.

"Si gjithmonë, njerëzit e Vuçiqit sulmojnë tinëzisht nga prapa! Ricochet do të zbulojë të vërtetën dhe premton, se kur ta shohin Vuçiqin do ta godasin me shuplakë. Ai është aq frikacak sa që gjithmonë është i rrethuar nga të paktën dhjetë gorilla. Turp të kesh, Aleksandër!", ka thënë ai për Rikoshet.

Image
Sasha Mirkoviq
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat