Këta janë drenicakët që e ndaluan Vuçiqin të hyjë në Drenicë

Aktuale

Këta janë drenicakët që e ndaluan Vuçiqin të hyjë në Drenicë

Nga: N.H Më: 9 shtator 2018 Në ora: 21:16
Drenicakët

Me bllokimin e rrugëve, veteranët e UÇK-së dhe qytetarë sot i pamundësuan presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ta vizitojë fshatin Banjë të Skenderajt, fshat i banuar me serbë.

Një foto e cila po qarkullon në rrjetet sociale, shihen disa të rinj që iu kishin bashkangjitur kësaj thirrje, e cila ishte “Vuçiqi nuk kalon, Vuçiq kthehu”, përcjell “Bota sot”

Kujtojmë se thirrjeve për protestë u janë bashkuar asamblistë dhe përfaqësues politikë nga kjo komunë. Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, djali i Hamzë Jasharit ka thënë se Vuçiq nuk mund të kalojë përmes rajonit të Drenicës, pa kërkuar falje për krimet e bëra nga forcat serbe në Kosovë gjatë luftës së fundit.

Në vazhdim ju sjellim foton:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat