Ish-mjeku i UÇK-së, tregon rrugën për t’i hequr nga pushteti këtë kastë politike

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së, tregon rrugën për t’i hequr nga pushteti këtë kastë politike

Nga: N. Sh Më: 10 shtator 2018 Në ora: 09:30
Ramaush Haradinaj, Hashim Thaçi

Ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi tregon rrugën se si të largohet kjo kastë politike nga pushteti.

Ai, shkruan në Facebook, se, rruga për të hequr këtë politikë nga pushteti të shpie drejt te dera e Listës Serbë, shkruan gazeta “Bota sot”.

“Kush do t’i afrohet i pari Listës mund të jetë princi me yll në ballë! Politika nuk bëhet me imagjinatë dhe fantazi, por me mjetet disponuese politike. Askush nuk mund ta përjashtojë faktorin serb nga ndikimi i jetës politike në Kosovë, prandaj nuk ka një rrugë tjetër pos bashkëpunimit me të”, shkruan ai.

“Ka shumë rrugë për zhurmë e piskamë rreth qeverisë së ramushëve dhe burdushëve. Por, ka vetëm një rrugë për t’i hequr ata nga pushteti. Ajo rrugë të shpie drejt e te dera e Listës serbe! Kush do t’i afrohet i pari Listës mund të jetë princi me yll në ballë! Politika nuk bëhet me imagjinatë dhe fantazi, por me mjetet disponuese politike. Askush nuk mund ta përjashtojë faktorin serb nga ndikimi i jetës politike në Kosovë, prandaj nuk ka një rrugë tjetër pos bashkëpunimit me të. E keqja e Kosovës nuk është Lista serbe. Janë çaushët dhe burdushët tanë!”, thotë në shkrimin e tij Liri Loshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat