Çoviq: Rugova me Clintonin bën skenarin për shkatërrimin e Serbisë më 1998

Aktuale

Çoviq: Rugova me Clintonin bën skenarin për shkatërrimin e Serbisë më 1998

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 11:08
Harta e Kosoves

Ish-shefi i dikurshëm i të ashtuquajturit Trup Koordinues për Kosovën. Nebojshja Çoviq ka folur për ato që ai i ka quajtur marrëveshjen sekrete të Ibrahim Rugovës me Bill Clintonin, planet e Slobodan Milosheviqit për ndarje të Kosovës si dhe për modelet e Zoran Gjingjiqit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Sipas fjalëve të tij, në vitet 1990/1991, kur u shqyrtua situata komplete në rajon dhe në hapësirën e ish- RSFJ-së, kur erdhi Komisioni i Badinterit, ka pasur fjalë rreth vendosjes së kufijve dhe ndarjes së Kosovës, ndërsa për ndarje Milloshevqi kishte thënë se e përkrah këtë ide porse se ishe herët për të.

“Milosheviqi kishte thënë se për ndarje nuk dëshiron të merret vesh me Ibrahim Rugovën por me Tiranën. Ajo që u bë atëherë ishte gabim, sepse Milosheviqi mendoi se me forcë dhe me qendra të vogla të pushtetit do ta mbante nën kontroll Kosovën”, ka thënë Çoviq në televizionin serb Happy.

Çoviq ka përkujtuar se me shqiptarët e ka kaluar luftën dhe konfliktet në Luginën e Preshevës.

“Vetë shqiptarët pa përkrahje nuk janë fare problem. Ata me përkrahjen e madhe të SHBA-së e të BE-së hynë në luftë me Serbinë dhe e shkatërruan Serbinë. Për gjoja mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ky është mashtrim, pasi fjala është për marrëveshje sekrete. Rugova dhe njerëzit e tij, bashkë me Bill Clintonin dhe njerëzit e tij në vitin 1998 bënë skenarin... Ata ushtruan një vit për ta shpikur katastrofën humanitare”, ka thënë ai.

Ish -politikani serb Nebojsha Çoviq, i dyshuar për keqpërdorime fondesh me dedikim për serbët në Kosovë, ka lavdëruar përpjekjet e kreut shtetëror të Serbisë si dhe vizitën e fundit të Vuçiqit në Kosovë.

Ai ka shtuar se në këto hapësira po ndodh ndeshja e dy superfuqive – Amerikës e Rusisë.

“Diku në shkurtin vitit 2003, ish - kryeministri i Serbisë Zoran Gjingjiq, i dërgoi një letër anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, Bushit, Putinit e Blairit me shumë gjëra konkrete. Një propozim ka qenë organizimi i Kosovës në formën e mini federalizmit me mbrojtje të përhershme të trashëgimisë sonë kulturore. Modeli i dytë ka qenë ai i Qipros me variantin e demarkacionit por pa ndryshim kufijsh. Nëse këto dy modele dështojnë, atëherë në konsiderim do të vinin bisedimet për caktimin e kufijve dhe për ndarje”, ka thënë Çoviq i cili Kushtetutën e Kaçanikut të vitit 1990 e sheh si paralajmërim për hyrje të sigurt në luftë.

Çoviq në fund i është ankuar se sa herë shqiptarët e serbët fillojnë bisedat për ndonjë marrëveshje, ndërhyn faktori ndërkombëtar dhe nuk e lejon marrëveshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat