Kurti: Hashim Thaçi veç për mos me shku në burg, kufirin edhe në Vushtrri ta bjen!

Aktuale

Kurti: Hashim Thaçi veç për mos me shku në burg, kufirin edhe në Vushtrri ta bjen!

Nga: N. Sh Më: 10 shtator 2018 Në ora: 11:49
Albin Kurti, Hashim Thaçi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka komentuar kërkimin e presidentit Hashim Thaçi që të takohet me presidentin rus Putin.

Kurti, për këtë e ka cituar një ish-bashkëluftëtar të Hashim Thaçit, i cili ka thënë se për mos me shku në burg Thaçi, kufirin e bjen deri në Vushtrri.

Madje, Kurti e ka quajtur Thaçin edhe si gjysmë president.

“Ambasadorit rus në Tiranë nga studioja e Opinionit të Blendi Fevziut, gjysmë Presidenti Hashim Thaçi i kërkoi takim me Putinin. Siç më tha një ish bashkëluftëtar i tij: "Ky Hashim Thaçi veç për mos me shku në burg, kufirin edhe në Vushtrri ta bjen!"”, shkruan Albin Kurti në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat