Deputeti tregon se bleu biletë në treg të zi, e krahason me tenderët “që zyrtarët ia kanë marrë dorën”

Aktuale

Deputeti tregon se bleu biletë në treg të zi, e krahason me tenderët “që zyrtarët ia kanë marrë dorën”

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 18:45
Haxhi Avdyli

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli, pranon s’e ka blerë biletë për të parë ndeshjen e sotme të Kosovës kundër Ishujve Faroe, në tregun e zi.

Madje mezi i ka siguruar ato, e ka thënë se këtë e ka bërë sa për të mbajtur premtimin. Këtë fenomen e ka krahasuar me tenderët, që thotë se ia kanë marrë dorën zyrtarët e Kosovës.

“Më në fund i gjeta biletat për lojën e Kosovës. Nga stërshitësit dhe me çmim të kripur, por u desht ta mbaja premtimin. Edhe në bileta ,si në tendera ia kanë marrë dorën zyrtarët e Kosovës”, ka shkruar Avdyli.

Deputeti nuk ka treguar se sa e ka blerë biletën në tregun e zi. Kujtojmë se biletat janë shitur deri në 10 fish më shtrenjtë në krahasim me çmimin real me të cilin i ka shitur Federata e Futbollit e Kosovës.

Kjo e fundit nuk e ka menaxhuar si duhet procesin e shitjes së biletave, duke shitur për një person bileta pa limit.

Vetëm pak minuta pasi e ka postuar, Avdyli e ka fshirë këtë postim, nga faqja e tij në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat