Hoti: Thaçi ka bllokuar njohjet e Kosovës

Aktuale

Hoti: Thaçi ka bllokuar njohjet e Kosovës

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 21:15
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti i ka quajtur të papranueshme veprimet e fundit të presidentit Hashim Thaçi për shkëmbim territoresh me Serbinë. Thotë se në vend është shkaktuar pasiguri për shkak të kësaj duke ndikuar edhe në njohjet e pavarësisë së Kosovës.

Deputeti i LDK-së ka kujtuar veprimtarinë e ish-kryetarit të PDK-së duke mos gjetur Kosovën Lindore si pjesë të punës së tij primare në të kaluarën.

“Me veprimet e tij gjatë këtij viti është shpërfaqë një politikë e cekët që nuk është në dëm të Kosovës”, tha Hoti në Pressing.

Përfaqësuesi i LDK-së në Kuvendin e Kosovës thotë se me rihapjen e çështjes së kufijve në 10 vjetorin e pavarësisë së vendit janë bërë hapa mbrapa sa u përket njohjeve të Kosovës.

“Njohjet janë blloku nga Thaçi. Ka krijuar pasiguri që nuk ka qenë më parë’, tha Hoti.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat