Ish-ministri dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Numan Baliq është akuzuar se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Ky rast ishte raportuar në polici nga babai i viktimës, një vajzë 17 vjeçare Selma M.
Menjëherë pas paraqitjes së rastit në polici, Baliq, është marrë në pyetje. Por pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt. Ai i ka mohuar akuzat.
E në një deklaratë telefonike, ka thënë se rasti është i montuar dhe shpifje.
“Rasti është ende në hetim. Unë jam deklaruar në polici dhe ju them se nuk ka asgjë nga ky rast. Është krejtësisht i montuar”, ka thënë Baliq.
Numan Baliq ka qenë deputet në legjislaturën e tretë (2007 -2010). Po ashtu, Baliq ishte edhe ministër i Shëndetësisë në vitin 2003.