Kryetari i BSPK-së; Nëse nuk intervenon Qeveria të gjithë sektorët do të hyjnë në grevë

Aktuale

Kryetari i BSPK-së; Nëse nuk intervenon Qeveria të gjithë sektorët do të hyjnë në grevë

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 14:00
Punëtorët e KEDS-i

Punëtorët e KEDS-it pas një konference që kanë mbajtur para selisë qendrore të KEDS janë zhvendosur para ndërtesës së Qeverisë ku janë duke protestuar.

Protesta është përkrahur edhe nga sindikata e Arsimit dhe ajo e KEK-ut.

Para protestuesve që janë mbledhur para Qeverisë ka folur edhe kryetari i BSPK-së Avni Ajdini i cili tha se po kërkojnë paga të dinjitetshme dhe zbatim të Kontratës Kolektive.

Ai tha se pa qenë unik nuk realizohen të drejtat.

Ajdini tha se nëse nuk k realizim të kërkesave do të futen të gjithë sektorët në grevë, për çka duhet të ndërmarr masa Qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat