FSK-ja përkujtoi 11 shtatorin e sulmeve terroriste në SHBA

Aktuale

FSK-ja përkujtoi 11 shtatorin e sulmeve terroriste në SHBA

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 16:15
Në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë të Kosovës u përkujtua 17 vjetori i sulmeve terroriste në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sot në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë të Kosovës u përkujtua 17 vjetori i sulmeve terroriste në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për të nderuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001, të ndodhur në kullat binjake në New York të SHBA-ve, ku humbën jetën mijëra civilë të pafajshëm, të gjitha njësitet e FSK-së, partnerët amerikanë, oficerë dhe nënoficerë nderuan me një minutë heshtje viktimat e ngjarjes më tragjike që njeh historia ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat