Gashi: Qeveria Haradinaj u përball me shumë sfida, por solli ndryshime

Aktuale

Gashi: Qeveria Haradinaj u përball me shumë sfida, por solli ndryshime

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 16:34
Donjeta Gashi

Qeveria e Kosovës nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj, më 9 shtator ka bërë plot një vit që nga zyrtarizimi i punës së saj.

Ndonëse partitë politike nga opozita dhe njohës të zhvillimeve politike, e vlerësuan qeverisjen Haradinaj, si qeverisje me shumë skandale e pak punë, zyrtar të Qeverisë deklarohen ndryshe.

Ata thonë se Qeveria Haradinaj pavarësisht sfidave, ka arritur të sjellë ndryshime në qeverisje. Kështu është shprehur zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi.

“Një agjendë tejet e ngjeshur e kryeministrit Haradinaj e cila ka përkuar me diku mbi 765 vendime të marra nga Qeveria e Kosovës ku 130 prej tyre kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik. Suksese tjera që mund të rendis krahas sfidave që jemi marrë gjatë kësaj periudhe janë edhe themelimi i zonave të veçanta ekonomike, Zona Ekonomike Amerikane, Parku Inovativ trajnues në Prizren, këto janë disa nga vendimet e rëndësishme që kanë të bëjnë me fushën e ekonomisë”, ka thënë Gashi.

Sa i përket aspektit social ,ajo ka thënë se për herë të parë në Kosovë kemi hyrë me dy skema të reja të pensionit.

“Janë pensionet që marrin personat të cilët janë dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe personat me nevoja të veçanta dhe kujdestarët e tyre.”, ka thënë Gashi.

Më tej zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, si të arritur të kësaj Qeverie ka përmendur edhe krijimin e Task Forcës për mbrojtjen e ambientit.

“Task Forca për ambient është një vendim tepër i rëndësishëm, një nismë e parë e këtij lloji për pastrimin e ambientit në Kosovë”, u shpreh Donjeta Gashi, duke shtuar se Qeveria e Kosovës ka dërguar edhe projektligje të rëndësishme në Kuvend që kanë të bëjnë me jetën e qytetarit.

Ajo ka treguar se është në përgatitje ligji për Qeverinë e Kosovës që do të stabilizojë dhe do të vë rregull edhe në këtë drejtim.

Duke komentuar kritikat që kanë ardhur në drejtim të punës së Qeverisë së Kosovës nga ana e opozitës dhe analistëve, Gashi ka thënë se opozita e ka si punë kritikimin e Qeverisë.

“Opozita këtë punë e ka, me qenë kritikuese e qeverisë dhe është normale që ata kritikojnë. Vendimi për nevilizimin e pagave është marrë për shkak se ka pasur disproporcion në mes të hireariksë në paga, tani me faktin qe e kemi miratua ligjin për pagat ne po vendosim një rregull në drejtimin e pagave më nuk do të ketë vendime për paga”, theksoi Gashi.

Ajo ka thënë se si prioritet i Qeverisë së Kosovës mbetet liberalizimi i vizave, rendi dhe ligji, zhvillimi ekonomik, fusha e arsimit etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat