Ish-ministri i akuzuar për ngacmim seksual, u njoh me viktimën 17-vjeçare në spital

Aktuale

Ish-ministri i akuzuar për ngacmim seksual, u njoh me viktimën 17-vjeçare në spital

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 10:24
Numan Baliq

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish zëvendësministër në Qeverinë Haradinaj, Numan Baliq, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur në afërsi të fshatit Vitomiricë të Pejës.

Brenda spitalit në Pejë, një 17 vjeçare po ndiqte mësimet praktike. Gjatë qëndrimit këtu, nxënësja e shkollë së mesme të mjekësisë, kishte kontakte edhe me kirurgun Numan Baliq.

Por jo gjithçka për këtë vajzë të komunitetit boshnjak, shkoi siç kishte planifikuar. Ajo akuzon Baliq se e ka ngacmuar seksualisht.

Përmes telefonit ish ministri i shëndetësisë aktualisht zyrtarë i kontrollit cilësisë në spitalin Rajonal të Pejës ka thënë se ky rast i montuar.

Baliqi, ka pranuar që njeh vajzën dhe sipas tij familja e të miturës janë të afërt me rivalët e tij politikë por për te cilët nuk ka përmendur emra.

“Rasti është shpifje, kjo nuk është e vërtete. Unë vajzën e njoh e kam pasur studente. Edhe familjen e saj po ashtu i njoh e ata janë të afërt me rivalët e mi politikë për te cilët nuk dua të përmend emra. Po drejtësia shumë shpejt do e zbardhë këtë rast”, ka thënë për T7 Baliqi.

Spitali i Pejës për këtë rast është informuar nga mediat. Ata mohojnë se ky rast të ketë ndodhur në hapësirat e spitalit.

‘Jo rasti nuk ka ndodhur në spital, këtu në spitalin tonë asnjëherë nuk ka pasur kësi lloj rastesh. Vajza ka qenë praktikante këtu. Ne për rastin kemi dëgju përmes mediave. Për asgjë më shumë nuk jemi në dijeni’, ka thënë zëdhënësi i spitalit të Pejës.

E për Baliqin thuhet të mos ketë pasur asnjëherë ankesa nga pacientët e as nga stafi.
‘Për doktorin asnjëherë nuk kemi pasur ankesa. Madje ka pasur pacientë që kanë ardhur e kanë kërkuar. Ai tash është zyrtar i kontrollit të cilësisë’, ka thënë Selmani.

Pas akuzave, 60-vjeçari, Numan Baliq ka shkuar vet në polici më 4 shtator disa javë pasi ka ndodhur rasti. Rastin në Policinë e Kosovës e ka paraqitur prindi i të miturës.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar dhe kanë bërë të ditur se prokurori i rastit e ka liruar Baliqin në procedurë të rregullt. Edhe Prokuroria Themelore e Pejës, përmes një përgjigje, ka konfirmuar se janë duke e trajtuar këtë informatë dhe duke marrë veprimet e nevojshme por nuk kanë pranuar të flasin me gjatë për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat