Kryeministri Haradinaj dhe "Ujku"!

Aktuale

Kryeministri Haradinaj dhe "Ujku"!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 12 shtator 2018 Në ora: 10:40
Ramush Haradinaj dhe Aleksandar Vuçiq

Analisti i çështjeve politike në Kosovë, Skënder Zogaj, ka dhënë një version pak më ndryshe për vizitën dy ditore të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili e bëri në Kosovë.

Zogaj, thotë se vizita e Vuçiqit në Kosovë, të cilin e quan herë, “gomar” e herë “ujk”, mori një kuptim tjetër pasi institucionet e Kosovës nuk e bëjnë punën e tyre mirë.

Image
Skënder Zogaj

E kjo për shkak se lejen për vizitën e Vuçiqin nuk kanë guxuar ta lëshojnë pa e pasur programin e vizitës së tij, por kjo nuk ndodhi, andaj sipas tij, rezultoi me ndalesën e tij në Drenicë nga qytetarët.

“Vizita e Vuçiqit në veriun e Kosovës është vallja e “dhijës së ngordhtë, me bisht të coftë!” Në këtë valle Vuçiqi është në rolin e gomarit të përrallës që po e hante ujku, e gomari lutej të ishte në ëndërr! E këtij misioni ishte por, mori rëndësi dhe kuptim tjetër, sepse institucionet e Kosovës nuk e kanë kry mirë punën e tyre, sepse lejen për vizitën nuk kanë guxuar ta lëshojnë pa e pasur programin e vizitës, gjithë itinerarin! Po të ishte bërë kjo, nuk ka pasur nevojë që Kryeministri ta tërheq lejen dhe as që qytetarët që t’ia ndalojnë Vuçiqit (Ujkut) që të cenojë sovranitetin e Kosovës!”, thotë Skënder Zogaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat