Paralajmëron ish-ambasadori i Kosovës: Ky është qëllimi i Serbisë për Kosovën

Aktuale

Paralajmëron ish-ambasadori i Kosovës: Ky është qëllimi i Serbisë për Kosovën

Nga: N.H Më: 12 shtator 2018 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci, përmes një postimi në Facebook, thotë se Kosova para se gjithash duhet të besojë vetë në pavarësinë dhe integritetin e saj territorial, të cilat kohëve të fundit është duke i humbur.

Peci thotë se qëllimi i Serbisë nuk është rregullimi i marrëdhënieve shqiptaro-serbe, por amputimi i shtetësisë se Kosovës duke ia marrë veriun, dhe duke i përkeqësuar marrëdhëniet ndër-etnike.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se Kosova do e humbë territorin dhe do të hyjë në një cikël të krizave politike dhe ndër-etnike.

Ja postimi i tij i plotë:

Kosova para se gjthash duhet te besoj vet ne pavaresine dhe integritetin e saj territorial, te cilat koheve te fundit eshte duke i humbur.

Hapja e bisedimeve per ndarje te Kosoves e ka zhvendosur problemin e marrëdhënieve nder-shteterore ne mes Kosoves dhe Serbise ne ate qe Beogradi e quan problem shqiptaro-serb, dhe kjo padyshim eshte fitore monumentale e diplomacise serbe ne kete moment.

Por ne esence, qellimi i Serbise nuk eshte rregullimi i marredhenieve shqiptaro-serbe, por amputimi i shtetesise se Kosoves duke ia marre veriun, dhe duke i perkeqesuar marredheniet nder-etnike, pasi shumica absolute e serbeve do te mbesin perseri ne Kosove, dhe te cilet bashkejetojne ne paqe me shqiptaret.

Kosova do e humbe territorin dhe do te hyj ne nje cikel te krizave politike dhe nder-etnike, dhe do te shnderrohet ne shtet te deshtuar, ndersa Serbia do anetaresohet ne BE dhe do te beje sehir me Kosoven qe nuk do te mundet ta qeverise veteveten.

Duhet dikush te jete i verber dhe mos ta shoh kete rrjedhe te ngjarjeve.

Kosova nuk ka nevoje te ngutet, pasi Serbise po i ngutet te hyje ne BE, dhe me kete rast po deshiron te kete perfitime territoriale, dhe ne me naivitetin me te madh jemi duke i sherbyer ne kete.

Ne fund te fundit, kufinjte e Kosoves me Serbine jane forte mire te percaktuar, dhe demarkacionin e tyre me vendin tone, Serbia duhet ta kryej me se largu deri ne vitin 2025, ashtu si e thote edhe Strategjia per Zgjerim e BE-se. Ne momentin qe kryhet demarkacioni, Serbia edhe zyrtarisht do t’i njeh keta kufinje si nder-shteterore.

Problemi i mos-integrimit te veriut eshte ne Beograd dhe jo ne Prishtine. Te mos harrojme se serbet e Kroacise u integruan ne kete vend, pasi Serbia e njohu ate. Ne me vetedije, me opcionin e ndarjes se vendit, po e amnistojme Beogradin per mos-integrimin e veriut.

Ne fund, kam nje pyetje per Mogherinin dheThacin: per cfare biseduam per gadi tete vitet e kaluara ne Bruksel? Per ta integruar veriun, apo per t’ia dorezuar ate Serbise?

Kjo cfare po ndodhe tani do te mbahet ne mend si hipokrizia me e madhe e Brukselit ne rolin e ndermjetesuesit ne kontestet nderkombetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat