Musliu: Komisioni ka vullnet për shkarkim të Inspektorit të AKI-së - Bota Sot
Musliu: Komisioni ka vullnet për shkarkim të Inspektorit të AKI-së

Aktuale

E mërkurë, 19 shtator 2018

Musliu: Komisioni ka vullnet për shkarkim të Inspektorit të AKI-së

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 13:16
Ganimete Musliu

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë kanë vullnet unik për të kërkuar shkarkimin e inspektorit të përgjithshëm të AKI-së, Shkëlzen Sopjani pas vrasjes që ndodhi në këtë institucion javën që shkoi.

Këtë a ka konfirmuar nënkryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu pas raportimit të inspektorit Sopjani sot para anëtarëve të Komisionit.

Sipas saj Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, është i vendosur të kërkojë llogari të plotë nga përgjegjësit e rastit për vrasjen e ndodhur ditë më parë brenda këtij institucioni.

Javën e ardhshme para këtij komisioni është ftuar të raportojë për këtë vrasje, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Shpend Maxhuni

Musliu: Si komision kemi vullnet të kërkojmë shkarkimin e inspektorit

“Si komision jemi të gjithë unik, të pandashëm pozitë dhe opozitë që të kërkojmë llogari brenda institucionit nga zinxhiri komandues, faktikisht sot kishte një vullnet dhe gaditshmëri të kërkohet edhe shkarkimit i inspektorit, por megjithatë ne nuk do ngutemi si institucion për të marr hapat e shpejt duke pasur parasysh ndjeshmërinë e rastit ne do të ftojmë në raportimin edhe drejtorin e AKI-së, Shpend Maxhunin dhe besoj shumë që në javën tjetër pasi të dëgjojmë edhe nga ana e drejtorit, ne do të dalim me një rekomandim unanim si komision ku do kërkojmë nga personat përgjegjës dhe institucionet përgjegjëse që të marrin hapat konkret lidhur me rastin”, tha Musliu.

Duke mos dashur të lëshohet në detaje, Musliu e ka konfirmuar se arma e përdorur për vrasjen ka qenë pa leje.

Musliu: Arma ka qenë pa leje

“Si kryesuese e këtij komisioni nuk do të lejoj që të kemi një vendim të njëanshëm brenda komisionit, por për të  mirën e vendit për shkak të kredibilitetit institucional unë do të mundohem dhe do të bëjë përpjekje që ta kemi një vendim unanim...Është e vërtetë që arma ka qenë pa leje, mirëpo thash edhe më herët për detaje që ne i kemi diskutuar nuk do lëshohem....Ne do i thërrasim përgjegjësitë, të gjitha ato organe të brendshme të cilat mendojmë që duhet të raportojmë dhe të japin përgjegjësi”, ka thënë Musliu.

Ndryshe, javën që shkoi Valon Ibërdemaj kishte vrarë brenda në ndërtesë të Agjencionit të Kosovës për Inteligjencë Isa Sejdiun.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test