Palmer: Për të hyrë në BE, Serbia e Kosova duhet të pajtohen - Bota Sot
Palmer: Për të hyrë në BE, Serbia e Kosova duhet të pajtohen

Aktuale

E hënë, 24 shtator 2018

Palmer: Për të hyrë në BE, Serbia e Kosova duhet të pajtohen

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 14:18
Matthew Palmer

Serbia duhet të pajtohet me Kosovën deri në normalizim të plotë të marrëdhënieve. Kështu tha zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, në një intervistë për portalin Europian Wstern Balkans (EWB).

“Normalizimi i plotë i marrëdhënieve. Do të thotë ajo që aktualisht përcaktohet përmes negociatave të udhëhequra nga Bashkimi Europian. Ne mbështesim këto negociata, mbështesim rolin e përfaqësueses së lartë (të BE-së, Federice Mogherini) që të ndihmojë Beogradin e Prishtinën që të pajtohen rreth definicionit për normalizim të plotë”, ka thënë zyrtari amerikan, njohës i mirë i rrethanave tnë Serbi e Kosovë.

“Për Serbinë kjo do të thoshte përparim në rrugën e anëtarësimit në BE. Ky është edhe qëllimi strategjik i Serbisë dhe diçka që SHBA e mbështet fuqishëm”, është shprehur Palmer.

Sipas vlerësimit të tij, që Serbia ta arrijë këtë qëllim “duhet të pajtohet me Kosovën”.

I pyetur nëse Amerika pranon marrëveshjen midis Serbisë e Kosovës në lidhje me territoret, Palmer është përgjigjur se SHBA duan të shohin “marrëveshjen lokale, gjithëpërfshirëse kushtuar përparimit”, duke u përpjekur që palëve negociuese t’u mundësojë hapësirë për negociata për marrëveshjen më të mirë që mund ta arrijnë.

“Diçka që është e drejtë, diçka që është e përhershme, diçka që mund të shitet edhe në Serbi edhe në Kosovë. Ndërsa udhëheqja mund të bisedojë me njerëzit, të shpjegojë dhe të marrë mbështetjen e masës kritike për të”, ka thënë Palmer.

Siç është shprehur ai, kur SHBA të marrë vesh çfarë është marrëveshja, varësisht prej asaj çfarë kemi pritur, do ta themi qartë çfarë mendojmë, porse “është e rëndësishme për procesin (negciues) që ta drejtojnë liderët lokalë”, ka thënë zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

Ai ka deklaruar se politika e SHBA në Ballkanin Perëndimor mbetet e përqendruar që t’u ndihmojë këtyre vendeve që të arrijnë qëllimet dhe ambiciet e veta dhe të bëhen pjesë të institucioneve europiane e euroatlantike, që për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të thotë anëtarësim në BE.

Palmer po ashtu ka thënë se kjo, përveç për Serbinë, për të gjithë do të thotë edhe anëtarësim në NATO, ndërsa SHBA dëshirojnë të promovojnë partneritet sa më të ngushtë ndërmjet NATO-s dhe Serbisë.

Tashmë disa administrata të ndryshme amerikane kanë punuar në këtë drejtim dhe ky mbetet qëllim strategjik i politikës amerikane, ndërsa ka hedhur poshtë pohimet se “Ballkani Perëndimor është më pak i rëndësishëm”, transmeton Koha.net pjesë nga intervista e Palmerit në EWB.

“Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara në rajon dhe mbesim në këtë rajon”, është shprehur ai.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test