Salihaj: Lutfi Haziri është vegël e Hashim Thaçit brenda LDK-së - Bota Sot
Salihaj: Lutfi Haziri është vegël e Hashim Thaçit brenda LDK-së

Aktuale

E mërkurë, 19 shtator 2018

Salihaj: Lutfi Haziri është vegël e Hashim Thaçit brenda LDK-së

Nga: N.Sh Më: 12 shtator 2018 Në ora: 15:02
Adem Salihaj

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së, Adem Salihaj thotë se, presidentit Hashim Thaçi po i shihet qartë fytyra e tij e tradhtisë dhe fytyra e një vegle të thjeshtë të Serbisë për të shkatërruar shtetin e Kosovës.

Ai thotë se, tashmë nuk ka asnjë përkrahje prej shqiptarëve dhe po vrapon që të gjejë mirëkuptim te maqedonasit dhe malazezët, transmeton gazeta “Bota sot”.

Kurse, për përkrahësit e Thaçit brenda LDK-së Salihaj i quan vegla të tij duke u munduar ta shpëtojnë në momentet e fundit.

Ja shkrim ii plotë:

Hashim Thaçit iu çorr maska dhe po i shihet qartë fytyra e tij e tradhëtisë, fytyra e nje vegle të thjeshtë të Serbisë për ta shkatërruar shtetin e Kosovës. I gjendur para një situate kur tashmë të gjithë e panë fytyrën e tij të vërtetë dhe i mbetur pa asnjë përkrahje te shqiptarët ,ai po vrapon të gjejë mirëkuptim te maqedonët dhe malazezët.

Në ndërkohë ,tashmë u paraqitën me prononcime edhe veglat e Thaçit brenda LDK-së,të cilët, në momentet e fundit, po mundohen ta shpëtojnë lëkurën e tij. Madje,ata po dalin edhe më militantë se vetë militantët e PDK-së,sepse tashmë, edhe brenda partisë së tij, Thaçi e ka humbur perkrahjen.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test