Rrena e dytë e Pal Lekajt - Bota Sot
Rrena e dytë e Pal Lekajt

Aktuale

E mërkurë, 19 shtator 2018

Rrena e dytë e Pal Lekajt

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 15:31
Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, më 26 gusht ishte zotuar se deri më 10 shtator do të përfundojnë punimet për  zgjerimin e segmentit rrugor në dalje të Prishtinës, në magjistralen që lidh kryeqytetin me komunën e Gjilanit.

“PO NDODH TANI! Asfaltimit të rrugës së “Gorenjes”, njëra nga shumë projektet për rimëkëmbjen dhe modernizimin e infrastrukturës në mbarë vendin që janë pjesë e rrjetit tonë ndër urban, po i vije fundi. E tëra do të përfundoj deri më 10 shtator. Ju dëshiroj të diele relaksuese!”, kishte shkruar Lekaj në Facebook.

Por këto punime ende nuk kanë përfunduar.

Ky është premtimi i dytë i ministrit Lekaj për përfundimin e këtyre punimeve.

Në fillim të muajit maj, kur Ministria e Infrastrukturës kishte filluar punimet ishte premtuar se punimet do të përfundojnë brenda 55 ditëve të punës.

Image
Punimet në rrugën në dalje të Prishtinës. E mërkure, 12 shtator 2018

“Segmenti i rrugës nacionale N25.2, do të jetë i gjatë 600 metra, me katër korsi dhe do të kushtojë 800 mijë euro, kurse punimet në zgjerim të këtij segmenti do të përfundojnë brenda 55 ditësh”, thuhej në njoftimin e Ministrisë.

Image
Punimet në rrugën në dalje të Prishtinës. E mërkure, 12 shtator 2018

Por, përgjegjësinë për këtë vonesë Ministria e Infrastrukturës ia kishte faturuar KEDS-it dhe Ujësjellësit.

“Në momentin e fillimit të implementimit të projektit në fjalë, operatori ekonomik, ka bërë kërkesë në KEDS, në KUR dhe këto dy ndërmarrje janë vonuar në përgjigjet e tyre ndaj situatës dhe të njëjtat nuk janë përgjigjur për shënimet e sakta gjatë projektimit dhe pastaj operatori ekonomik gjatë implementimit ka hasur në probleme të mëdha, në kabllot e rrymës dhe në instalimet e ujësjellësit dhe të atyre të ujërave të zeza”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Infrastrukturës./kallxo

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test