Rrjeti i Grave i reagon Lutfi Hazirit se si e quajti Vjosa Osmanin

Aktuale

Rrjeti i Grave i reagon Lutfi Hazirit se si e quajti Vjosa Osmanin

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 18:57
Lutfi Haziri, Vjosa Osmani

Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar pas postimit të anëtarit të LDK-së Lutfi Haziri në Facebook, i është drejtuar bashkë partiakes së tij, Vjosa Osmanit “nuse e Preshevës”.

RrGK me këtë rast ka thënë se roli i gruas vazhdon të nënvlerësohet nga politikanët.

Përmes një reagimi, Rrjeti i Grave të Kosovës ka shprehur qëndrimin ndaj anëtarit të LDK-së, e njëkohësisht kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit, pasi i njëjti në një postim në Facebook e kishte quajtur Vjosa Osmanin “nuse të Preshevës”.

RrGK, ka shkruar se kjo tregon bindjet dhe qëndrimet që burrat kosovarë, e veçanërisht ata me pozita vendim marrëse kanë karshi kolegeve të tyre gra.

“Për Rrjetin e Grave të Kosovës (RrGK), reduktimi i rolit të grave në atë të “nuseve” tregon edhe një herë për bindjet dhe qëndrimet që burrat kosovarë, e veçanërisht burrat në pozita vendim marrëse kanë karshi kolegeve të tyre gra”, shkruan në reagim.

Rrjeti i Grave thotë se kjo gjuhë është poshtëruese dhe seksiste, jo vetëm në Kosovë por në të gjithë botën. Duke bërë një deklaratë të tillë, Haziri sipas RrGK’së po nënvlerëson aftësinë e grave për të udhëhequr, duke krijuar kështu një ambient të përshtatshëm për përhapjen e diskriminimit gjinor.

“RrGK u bënë thirrje të gjithë burrave në politikë, që në diskursin publik të përdorin gjuhë të denjë dhe të debatojnë duke u bazuar në fakte dhe në argumente të denja politike, e jo të përdorin gjuhë seksiste, në rastet kur ata kanë mospajtime me koleget e tyre gra”, thekson RrGK.

Në reagim, Rrjeti i Grave të Kosovës thekson se çdo person i angazhuar në politikë bërje duhet të jetë shembull i respektimit dhe promovimit të barazisë gjinore dhe se gjuha seksiste nuk zë vend në debate publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat