Geci paralajmëron Thaçin: Nuk mund të shpëtosh kaq lehtë - Bota Sot
Geci paralajmëron Thaçin: Nuk mund të shpëtosh kaq lehtë

Aktuale

E enjte, 20 shtator 2018

Geci paralajmëron Thaçin: Nuk mund të shpëtosh kaq lehtë

Nga: Drilon Rrahmani Më: 12 shtator 2018 Në ora: 19:09
Vëllëzërit Geci

Njëri ndër vëllezërit Geci, Esati, në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar tentimin e vizitës së Vuçiqit në Drenicë, për t’u ndaluar më pas për shkak të tërheqjes së lejes nga qeveria e Kosovës, pasi në Drenicë shumë persona kishin dalur në rrugë që t’ia ndalojnë Vuçiqit kalimin e tij për në Banjë nga Drenica.

Geci e quan veprim dinak dhënien e leje nga Thaçi dhe qeveria e Kosovës që Vuçiq të shkel mbi tokën e Drenicës, duke shtuar se edhe vizita e Vuçiq në Liqenin e Ujmanit, ka ndodhur për shkak të akordimit të tij me Thaçin.

“Pse nuk doli Hashim Thaçi ta pres vëllain e tij Vuqiçin te Liqeni i Ujmanit, sepse deri më tash nuk është vizituar, por pas akordimit të këtyre dyve, fillon të përmendet Liqeni i Uimanit dhe ju lejua që të vizitoj po atë vend ku këta dy kanë ra dakord që ta copëtojnë Kosovën. Pasi veç Vuqiçin e lejuan ta vizitoj, kishte me qenë mirë qe ta kishte në pritje edhe vëllain e tij Hashimin që ta pret dhe të na tregojnë se deri ku janë marr vesh këta dy. Ku ka tragjedi më të madhe për një popull se sa një president të mundohet në mënyrë tinëzare t’ia lejoj vizitën në Drenicë në vendin ku shumë familje janë të shuara, shumë njerëz të humbur, ku ka ma keq se sa të shkelesh mbi viktimat siç po e bënë ky një copëtim vendit të vet. Këtij të mjeri ju ka mbush mendja që ky është zoti dhe për Kosovën mendon që ja ka lan baba i tij nga Broja, a thua a ka tru ky njeri që ta din që pas njëzet viteve nga hyrja e NATOS në Kosovë, ky për një kohë të shkurt e shkatërroj gjithçka të luftës dhe pasluftës vetëm e vetëm që të shpëtojë vetën”, ka thënë Esat Geci.

Ai shton tutje se Thaçi gjatë kohës së luftës, njerëzit e kombit i quante tradhtar. Për më tepër, Geci thotë se Drenica asnjëherë nuk do t’ia falë këtë veprim Thaçit dhe se ai asnjëherë nuk do të mund të shpëtojë kaq lehtë.

“Tash pasi që shkatërroj gjithçka, ja ka fillu t’i përdor edhe njerëzit që gjoja unë jam që t’i bashkoj Bujanofcin, Preshevën e Medvegjën, po ku ka shqiptar qe si donë shqiptarët, por a din të lexosh kushtetutën e Kosovës se çka thotë kushtetuta o i mjerë, në kohën e luftës shkruajshe komunikata, i quajshe njerëzit më të devotshëm të kombit tradhtar dhe i përdorshe njerëzit për interesa tua që ti të bëhesh i madh, por tash pasi ja dhe lejen Vuqiçit të prek në Drenicë kjo tregon më së miri çka je në gjendje të bësh për qëllime tua, por sot kishte me qenë shumë mirë që të dilte në pritje dhe të tregonin të dy se deri ku jeni marr vesh që ta copëtoni atë pjesë të Kosovës, por këtë vizitë që e bën Aleksander Vuqiqi, më së miri kish me qenë që nëpër çdo vend që shkon le ta ketë edhe shokun e tij Hashim Thaçin, sepse ky është ai që ia lejon të luaj me shtet dhe me popull tonë, bile kësaj here kish me qenë mirë që edhe Hashimin me qenë në kerr me Vuqiçin që ta kupton Drenica e Kosova se kush është ky, sepse këta dy janë marr vesh për çdo lëvizje dhe në fund mendove që të luash edhe me gjakun e vlerat e Drenicës, por kësaj here e kuptoj edhe Drenica fytyrën tënde se çka je në gjendje të bësh që t’i arrish qëllimet tua. Por mos harro që Drenica nuk t’i fal kurrë këto tradhti dhe në as një mënyrë nuk mundesh të shkelesh mbi gjakun e popullit dhe Drenicës pasi nuk tu shit në Drenicë fillove t’i marrësh përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanofcit, qe t’u thua unë jam që ju të bashkoheni me Kosovën, por të tjerët nuk po u donë, por të gjithë shqiptarët po të njohin që ti je e keqja e Kosovës se për interesa tua je në gjendje të bësh gjithçka, por në asnjë mënyrë nuk do të mundesh të arrish qëllimet tua duke shkel mbi gjithçka vetëm qe ti të shpëtosh dhe shpëtimi juaj nuk mund të ndodhë kaq lehtë”, është shprehur Geci.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test