Shala: Bashkimi i Luginës s’bie ndesh me kushtetutën

Aktuale

Shala: Bashkimi i Luginës s’bie ndesh me kushtetutën

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 21:38
Blerim Shala

Blerim Shala, këshilltar politik i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka treguar në emisionin “Pressing”, se bashkimi i Luginës me Kosovën nuk bie ndesh me Kushtetutën.

Shala ka thënë se rezoluta që mund të nxirret nga Kuvendi i Kosovës është vetëm qëndrim politik, që sipas tij do ta forconte pozicionin e Kosovës në dialog.

“Rezoluta është diçka politike. Vetëm e forcon pozicionin dialogues të Kosovës. Nuk do të sjell asnjë pengesë apo diçka tjetër”, ka thënë Shala.

Ai ka treguar se nëse Lugina i bashkohet Kosovës nuk do të ketë asnjë shkelje të kushtetutës..

“Bashkimi i Luginës nuk bie  ndesh me kushtetutën".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat