Ahmeti thirrje publike LDK'së e VV'së për të rrëzuar qeverinë - Bota Sot
Ahmeti thirrje publike LDK'së e VV'së për të rrëzuar qeverinë

Aktuale

E diel, 23 shtator 2018

Ahmeti thirrje publike LDK'së e VV'së për të rrëzuar qeverinë

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 21:40
Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti, kryetar i PSD-së,i bëri thirrje publike Lidhjes Demokratike që ta thërrasë opozitën në një takim, duke qenë partia më e madhe opozitare.

Ai tha se është opsion që takimi të bëhet në shtëpinë e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa për shkak te gjendjes shëndetësore.

“Të shkojmë në shtëpinë e Isa Mustafës për shkak të gjendjes shëndetësore, le të vjen edhe Albin Kurti apo kushdo nëse nuk do ai me ardh, vi unë, ta bëjmë një rezolutë opozitare dhe të shohim se si mund ta rrëzojmë këtë qeveri”, ka thënë Ahmeti.

Ai madje foli edhe për seancat ku pozitë e opozitë dështuan t’i mbajnë, për çka bëri të ditur se kishin biseda të vazhdueshme me Nismën, e cila pajtohej që t’ua bënte numrat për seancë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test