Elez Blakaj nga Amerika zbulon për herë të parë se çfarë përmban aktakuza ndaj Agim Çekut

Aktuale

Elez Blakaj nga Amerika zbulon për herë të parë se çfarë përmban aktakuza ndaj Agim Çekut

Nga: D.RR Më: 12 shtator 2018 Në ora: 22:30
Elez Blakaj

Prokurori i dorëhequr nga kërcënimet, Elez Blakaj, në një intervistë ka zbuluar se për çka akuzohej komisioni për verifikimin e veteranëve në krye me Agim Çekun.

Sipas tij, persona që gjatë luftës kanë qenë të mitur ose fëmijë, e kanë përfituar statusin e veteranëve, për shkak të veprimit apo mosveprimit të atyre personave zyrtarë të komisionit, të cilët sipas Blakajt në të njëjtën kohë kanë shkelur edhe ligjin.

“Këtu kemi të bëjmë me një keqpërdorim zyrtarë nga anëtarët e komisionit në krye me Agim Çekun të cilët me veprimet apo mosveprimet e tyre, iu kanë mundësuar statusin e veteranëve mbi 19.000 personave, në kundërshtim me ligjin. Në aktakuzën e nënshkruar nga unë, thuhet se këta zyrtarë nuk i kanë respektuar ligjet dhe rregullat. Ky komision ka lejuar që personat që kanë qenë të mitur në luftë, ta marrin statusin e veteranit. Mes tyre ka pasur që në luftë kanë qenë edhe fëmijë”, është shprehur Blakaj, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat