Gashi: Lëvizja e kufijve, provokim lufte - Bota Sot
Gashi: Lëvizja e kufijve, provokim lufte

Aktuale

E martë, 25 shtator 2018

Gashi: Lëvizja e kufijve, provokim lufte

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 22:33
Arben Gashi

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kritikuar idenë për formimin e një ekip uniteti për çështjen e dialogut, pasi sipas tij për këtë punë është e ngarkuar Qeveria e Kosovës.

Gashi më tej theksoi se përveç se është devijuese formimi i ekipit të unitetit, konsiderohet edhe provokim lufte çështja e lëvizjes së kufijve.

”Ne kemi kërkuar reciprocitet për Luginën e Preshevës në vitin 2013. Si mund të formohet një ekip i unitetit në mënyrë të njëanshme? Pse duhet të ketë këso lloj ekipesh kur ka institucionet e vendit që mund të merren me to. Pse duhet të ketë një ekip tjetër, kur Qeveria e Kosovës është e ngarkuar të merret me këto çështje”.

”Nëse kryesuesi i qeverisë është i zënë me çështje tjera e jo për çështje madhore, atëherë duhet shkarkuar”.

”Duhet të shihen cilat janë edhe interesat e shqiptarëve në Maqedoni. Tendenca e ndërtimit të shteteve nacionale kanë shkaktuar luftëra. Duhet të jemi të mençur në këto drejtime. Në këto rrethana duhet të veprojmë strategjikisht”.

”Interesi shqiptar, parimisht mbrohet duke ruajtur stabilitetin e të mos provokohet luftë”.
”Fakti që kërkohet të lëvizen kufijtë, është provokim i luftës”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test