Kusari Lila: Një hap më afër barazisë dhe lëvizjes së lirë në BE

Aktuale

Kusari Lila: Një hap më afër barazisë dhe lëvizjes së lirë në BE

Nga: G.B Më: 13 shtator 2018 Në ora: 13:20
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja nga Alternativa, Mimoza Kusari Lila,  e ka quajtur lajm të mrekullueshëm votimin e Parlamentit Evropian pro liberalizimit të vizave për Kosovën, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se jemi një hap më afër barazisë dhe lëvizjes së lirë në BE.

Postimi i saj i plotë:

Lajm i mrekullueshëm për Kosovën dhe kosovarët. Një hap më afër barazisë dhe lirisë së lëvizjes në BE. 
Parlamenti Evropian miratoi me shumicë bindëse vendimin për liberalizimin e vizave për kosovarët. 
Tani mbetet vendet anëtare të miratojnë këtë vendim dhe përfundon saga e izolimit dhe aplikimit për vizë Schengen.

Urime Kosovë  ???????? ????????.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat