Krasniqi tregon pse Thaçi doli kundër formimit të ushtrisë

Aktuale

Krasniqi tregon pse Thaçi doli kundër formimit të ushtrisë

Nga: G.B Më: 13 shtator 2018 Në ora: 14:47
Hashim Thaçi

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Thaçi se nuk është momenti i duhur që FSK të shndërrohet me ushtri, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Thaçi nga dalë kundër ushtrisë, për shkak të nevojës për të qenë në qendër të vendimmarrjes.

Postimi i tij i plotë:

Nevoja për të qenë vetë në qendër të vendimmarrjes e bëri Thaçin të dalë kundër shndërrimit të FSK-së në ushtri. Anipse miratimi i këtij ligji është veprim shumë i drejtë dhe i nevojshëm për Kosovën.

Në fakt shumë shpesh po ndeshim pozicionime të caktuara të partive, që varen vetëm nga fakti se a është lideri i tyre drejtues i një proces të caktuar apo jo.

Hashim Thaçi është përfaqësuesi më tipik i këtij narcizizmi në politikën kosovare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat