Shkelen afatet ligjore, AKI pa zv.drejtor

Aktuale

Shkelen afatet ligjore, AKI pa zv.drejtor

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 20:44
Ilustrim

Presidenti dhe Kryeministri ende nuk e kanë emëruar zëvendësdrejtorin e ri të AKI-së

Kë më shumë se një muaj që institucioni i inteligjencës kosovare ka mbetur pa zëvendësdrejtor.

Kjo pasi që me 4 gusht zv.drejtori i Agjencisë Kosovare për Intelegjencë, Latif Merovci, është shkarkuar nga pozita.

Duke u bazuar në ligjin për këtë institucion të lartë të sigurisë, zëvendësdrejtori do të duhej të ishte zgjedhur me 31 Gusht, që i bie 20 ditë pune pas shkarkimit të Merovcit.

Megjithëse kanë kaluar 13 ditë nga ky afat kohorë, Presidenti dhe Kryeministri ende nuk e kanë emëruar zëvendësin e Shpend Maxhunit.

Përkundër kësaj, Kryeministri Haradinaj mendon se gjithçka është në rregull me procesin e emërimit të zv.drejtorit të ri të AKI-së.

 “Nuk ka shkelje ligjore…”

Por, ligji për AKI precizon se: Presidenti i Kosovës së bashku me kryeministrin emërojnë zëvendës Drejtorin e AKI-së brenda njëzet ditësh nga dita kur pozita mbetet e lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat