Dalin detajet: Franjo Tugjman më 1999 propozoi ndarjen, ky ishte qëllimi dhe kështu do të kontrollohej Kosova

Aktuale

Dalin detajet: Franjo Tugjman më 1999 propozoi ndarjen, ky ishte qëllimi dhe kështu do të kontrollohej Kosova

Nga: P.R Më: 14 shtator 2018 Në ora: 06:38
Franjo Tugjman

Adnan Merovci, ish bashkëpunëtor i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, përmes një postimi në facebook, ka paraqit një fragment nga libri "Duty in Belgrade" i Martti Ahtisaarit, ku ai flet për propozimin e presidentit kroat Franjo Tugjman, i cili në vitin 1999 kishte propozuar ndarjen e Kosovës.

Sipas asaj që shkruan Ahtisaari në librin e tij, Tugjman thirri në takim përfaqësuesit e Finlandës, ata të vendeve të tjera perëndimore, të Rusisë, të Kinës dhe të Vatikanit, të cilët i njoftoi me propozimin e tij.

“Ky propozim bazohej në ndarjen e Kosovës, meqë ai mendonte se trupat jugosllave do tëmund të tërhiqeshin në pjesën veriore të Kosovës, ku do të vendoseshin edhe trupat paqeruejtëse ruse. Trupat ndërkombëtare do të përgjigjeshin për pjesën tjetër të Kosovës dhe refugjatët do të mund të ktheheshin në rajonet e kontrolluara prej këtyre trupave”, shkruan në librin "Duty in Belgrade" i Martti Ahtisaarit, përcjellë “Bota sot”.

Kjo është pjesa e plotë e librit e postuar nga Adnan Merovci:

Presidenti kroat Franjo TUGJMAN në vitin 1999 propozoi ndarjen e Kosovës!

"Përpjekja e presidentit të Kroacisë, Franjo TUGJMAN, për zgjedhjen e krizës së Kosovës ishte një episod në vete.
Ai i thirri në takim përfaqësuesit e Finlandës, ata të vendeve të tjera perendimore, të Rusisë, të Kinës dhe të Vatikanit, të cilët i njoftoi me propozimin e tij. Ky propozim bazohej në ndarjen e Kosovës, meqë ai mendonte se trupat jugosllave do tëmund të tërhiqeshin në pjesën veriore të Kosovës, ku do të vendoseshin edhe trupat paqeruejtëse ruse. Trupat ndërkombëtare do të përgjigjeshin për pjesën tjetër të Kosovës dhe refugjatët do të mund të ktheheshin në rajonet e kontrolluara prej këtyre trupave. 
Qëllimi kryesor i TUGJMANIT ishte me siguri t’i informojë të tjerët se kriza e Ballkanit i kushtonte shtrenjtë Kroacisë. Sipas njoftimit, ajo kishte paguar tashmë dy miliardë dollar dhe shpenzimet po rriteshin vazhdimisht. TUGJMANI nuk ishte aq naiv sat ë përftyronte që NATO-ja haptas do ta pranonte ndarjen e Kosovës. Ndërsa TUGJMANI ishte mësuar të ndante rajone të Ballkanit herë me serbët, her me muslimanët e Bosnjës. Me siguri ai mendontese kjo ishte një mënyrë e lehtë për të zgjedhur problemet etnike.
Iniciativa e TUGJMANIT, mund të pluhurosej në rahati në arkivat e vendeve në fjalë. Në asnjë fazë unë nuk dëgjova më për të".

Nga libri: "Duty in Belgrade" e Martti AHTISAARIT

Image
Martti Ahtisaari
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat