Hahn: Marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 2019

Aktuale

Hahn: Marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 2019

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 18:24
Johanes Hahn

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johanes Hahn, në një intervistë ka folur për zgjidhjen përfundimtare të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe për kohëzgjatjen e tij.

Hahn ka thënë se kjo do të ndodh në mesin e vitit të ardhshëm.

“Ky duhet të bëhet qëllimi ynë që të kemi një marrëveshje deri në mesin e vitit tjetër, po ashtu më pas do të jetë një komision i ri dhe nuk do të jetë mirë nëse ne zgjasim negociatat shumë gjatë”.

Ai paralajmëroi Kosovën dhe Serbinë edhe për kufizimet dhe shqëtësimet ndërkombatëre për zgjidhjet që do duhet të japin në dialog.

“Nuk do të thotë që çdo zgjidhje biletarale duhet t’i kushtojë tjetrës. Krejt e kundërta, ajo duhet të kontribuojë edhe më tej në qëllimin e përgjithshëm dhe në të gjashtë kundërshtarët e BE-së herët a vonë”, tha ai për agjencinë e lajmeve MIA.

Ndryshe, takimi mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit nuk ka ndodhur dhe ende nuk është e ditur se kur do të jetë takimi i ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat